Maqedoni
Ministria e Shëndetësisë: Gjithsej 1.624.729 doza vaksinash janë aplikuar
04.11.2021 15:48
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë ditës së djeshme janë aplikuar 3.838 doza të vaksinave...

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë ditës së djeshme janë aplikuar 3.838 doza të vaksinave, prej të cilave 758 janë dozë e parë, 787 dozë e dytë dhe 2.293 qytetarë kanë pranuar dozën e tretë.
“Deri më 3 nëntor janë aplikuar gjithsej 807.528 vaksina, janë rivaksinuar 778.482 persona dhe dozën e tretë e kanë pranuar 38.719 persona.”,- njoftojnë nga MSh.
Nga MSh shtojnë se 54% e qytetarëve mbi 40 vjet janë rivaksinuar, ndërsa 33% e popullsisë nga 18-39 vjet kanë pranuar të paktën një dozë të vaksinës.
“Përfshirja e vaksinës me një dozë te popullata mbi 18 vjet është 57%, me dy doza 46%. Sipas numrit të vaksinave, 39% e popullsisë së përgjithshme është vaksinuar, ndërsa 37% e popullsisë ka pranuar dy doza të vaksinave.”,- thonë nga MSh.
FARIJE DAUTI BAKIJU
