Kumanovë, rritje e numrit të të infektuarve nga Covid-19
Ditëve të fundit në rajonin e Kumanovës....

Ditëve të fundit në rajonin e Kumanovës numri i të infektuarëve me virusin Korona po shënon ngritje të dukshme. Kjo vërehet edhe në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë ku shifrat arrinë numrin në 40 të infektuar për 24 orë.
“Tek ne funksionojnë edhe reparti infektiv edhe spitali modular. Në të dy repartet kemi nga 20 pacientë, edhe 25 në repartin infektiv dhe 22 në spitalin modular. Pra shifrat ndërrohen dita ditës. Mirëpo nga muaji gusht e deri më sot nuk kemi regjistruar ndonjë rënie të madhe të numrit të të infektuarve, përkundrazi ditëve të fundit kemi regjistruar një ngritje të lehtë, mbase për shkak të ftohjes motit dhe njerëzit kryesisht rrinë brenda duke mos i respektuar masat për mbrojtje. Sipas evidencës së fundit Kumanova ka mbi 400 raste aktive. Kryesisht po trajtohen pacientë me fotografi të lehtë të mesme dhe më të rëndë klinike . Edhe në spitalin ditor po trajtohen rreth 30 pacientë me fotografi më të lehtë klinike dhe trajtohen me terapi ampulare. Mosha e pacientëve ka ndryshuar , deri sa më parë trajtoheshin pacient kryesisht të moshuar , tani paraqiten edhe pacient të moshave të reja , Andaj u apelojmë të rinjëve që të kenë kujdes dhe ti respektojnë masat për parandalimin e infektimit nga virusi korona.”,- tha drejtoresha e spitalit të përgjithshëm – Kumanovë, Snezhana Zaharieva.
Sipas drejtoreshës Zaharieva, nga numri i përgjithshëm i pacientëve që po trajtohen në spital rreth 25 për qind janë të vaksinuar, por me fotografi klinike të lehtë. (Fatlum Aqifi, TVM2)
