Britani, miratohet pilula e parë anti-Kovid
Rregullatori i barërave në Britaninë e madhe....

Rregullatori i barërave në Britaninë e madhe ka miratuar pilulën e parë, të krijuar për të trajtuar simptomat e COVID-19. Tableta Molnupiravir do t’u jepet dy herë në ditë pacientëve në rrezik.
Në provat klinike, pilula, e krijuar fillimisht për trajtimin e gripit, ka përgjysmuar rrezikun e shtrimit në spital ose të vdekjes. Sekretari britanik i Shëndetësisë, Sajid Javid, tha se trajtimi është një “ndryshues loje” për njerëzit me imunitet të dobët.
Molnupiravir, i zhvilluar nga kompanitë amerikane të barnave Merck, Sharp dhe Dohme (MSD), si dhe nga Ridgeback Biotherapeutics, është medikamenti i parë antiviral për COVID-19, që mund të merret si pilulë, në vend që të injektohet ose të jepet në mënyrë intravenoze.
