Covid 19, 12 të vdekur dhe 550 raste pozitive

04.11.2021 18:17

Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar...

Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar edhe 550 raste pozitive nga 3.029 të testuar. Njëherit Ministria e Shëndetësisë njofton edhe për 12 të vdekur në mesin e të cilëve një edhe një 32 vjeçar nga Shkupi. Po ashtu është njoftuar edhe për 4 të vdekur prej 25 tetor deri më 30 tetor , tre prej të cilëve kanë vdekur në kushte shtëpiake dhe një në spital. Betejën me virusin e kanë fituar edhe 390 pacientë. Aktualisht në vend ka edhe 7.275 raste aktive. 

Ministria e Shëndetësisë: Gjithsej 1.624.729 doza vaksinash janë aplikuar

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë ditës së djeshme janë aplikuar 3.838 doza të vaksinave, prej të cilave 758 janë dozë e parë, 787 dozë e dytë dhe 2.293 qytetarë kanë pranuar dozën e tretë.

“Deri më 3 nëntor janë aplikuar gjithsej 807.528 vaksina, janë rivaksinuar 778.482 persona dhe dozën e tretë e kanë pranuar 38.719 persona.”,- njoftojnë nga MSh.

Nga MSh shtojnë se 54% e qytetarëve mbi 40 vjet janë rivaksinuar, ndërsa 33% e popullsisë nga 18-39 vjet kanë pranuar të paktën një dozë të vaksinës.

“Përfshirja e vaksinës me një dozë te popullata mbi 18 vjet është 57%, me dy doza 46%. Sipas numrit të vaksinave, 39% e popullsisë së përgjithshme është vaksinuar, ndërsa 37% e popullsisë ka pranuar dy doza të vaksinave.”,- thonë nga MSh. (Farije Dauti Bakiju, TVM2)