Covid-19, Gjermania rekord infektimesh, në Rusi rekord vdekjesh

04.11.2021 18:41

Në Gjermani në 24 orët e fundit...

Në Gjermani në 24 orët e fundit është regjistruar numër rekord infektimesh nga virusi Korona. Instituti për kontrollin e sëmundjeve në Gjermani ka njoftuar se janë regjistruar 33.949 raste të reja të të infektuarve me Kovid 19.

Instituti  ka raportuar edhe për 165 viktima. Rritja e rasteve të reja ka bërë që ministri federal i Shëndetësisë, Jens Spahn të thërrasë një takim me 16 ministrat e shëndetësisë së lëndëve për të diskutuar se si të kufizohet përhapja e virusit gjatë muajve të dimrit.

Zyrtarët shëndetësorë u kanë bërë thirrje gjermanëve që të vaksinohen.

Aktualisht mbi 66 për qind e popullsisë gjermane është plotësisht e vaksinuar. Ndërsa Rusia ka arritur një rekord të ri në numrin e viktimave nga COVID-19 me 1.195 vdekje gjatë 24 orëve të fundit.

Numri i rasteve të reja ditore në Rusi u rrit me 40.217 persona. Aktualisht janë 953.239 raste aktive me COVID-19 në Rusi.