Botë

Ushtarët e forcave speciale vranë një aplestinez në një kamp refugjatësh

16.12.2014 09:25

Një palestinez mbrëmë është vrarë në një operacion të armatës izraelite në kampin e refugjatëve Kalandia...

Një palestinez mbrëmë është vrarë në një operacion të armatës izraelite në kampin e refugjatëve Kalandia në afërsi të Ramallahut në Bregun Perëndimor.
 
Incidenti ka shkaktuar përleshje midis ushtarëve izraelitë dhe personave të angazhuar për rendin në kamp, njoftuan mediat perëndimore.
 
Armata izraelite në kumtesë theksoi se ka pasur operacion të forcave speciale në kamp me ç'rast në përleshje me palestinezë një nga ushtarët izraelitë është plagosur.