Botë
Covid situata në Europë, rekord të infektuarish në Europën Lindore
05.11.2021 10:08
Gjermania ka regjistruar 34,000 raste në 24 orë, numri më i lartë i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë...

Ministri gjerman i Shëndetësisë madje e quajti “pandemi të të pavaksinuarve”. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar për 500,000 viktima më shumë në Europë deri në shkurt.
Dhe ndërsa shifrat në Gjermani janë ende shumë më të ulëta në krahasim me Britanisë, me më shumë se 41,000 raste në ditë, zyrtarët e shëndetit publik janë të shqetësuar se një valë e katërt e epidemisë mund të shkaktojë më shumë viktima dhe të ushtrojë presion mbi sistemin shëndetësor.
Rusia dhe Ukraina kanë shënuar rekord viktimash dhe të infektuarish. Rumania regjistroi numrin më të madh të viktimave -591 të vdekur në 24 orë. Sistemi shëndetësor i vendit është tashmë në kolaps.
Në Hungari, rastet ditore u dyfishuan javën e kaluar në 6,268. Përdorimi i maskës është bërë i detyrueshëm vetëm në transportin publik dhe në spitale. Sllovakia regjistroi numrin më të lartë të të infektuarve për herë të dytë që nga fillimi i pandemisë.
E njëjta situatë paraqitet edhe në Republikën Çeke. Letonia riktheu gjendjen e jashtëzakonshme tre mujore pas rritjes rekord të rasteve.
