Maqedoni
Shkup, vizitë zyrtare e ministrit shqiptar të mbrojtjes
05.11.2021 12:55
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut...

Peleshi është pritur nga ministrja Radmilla Shekerinska, ndërsa pas ceremonisë zyrtare me nderimet më të larta ushtarake, do të realizohet takim sy më sy i dy ministrave dhe takim i dy delegacioneve.
Tema e takimit ka të bëjë me avancimin e bashkëpunimit bilateral në mbrojtje, për rolin e të dyja vendeve anëtare të Aleancës në thellimin e stabilitetit dhe sigurisë rajonale, si dhe për avancimin e mbrojtjes kolektive në kuadër të Aleancës.
Delegacioni shqiptar do të pritet edhe nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ministri i Punëve të Jashtme dhe presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski.
