Botë

Në konfliktin në Siri vriten rreth 200 mijë njerëz

16.12.2014 09:32

Bilanci i të vdekurve në konfliktin në Siri nga fillimi i vitit dyfish është rritur dhe arriti në rreth 200 mijë persona...

Bilanci i të vdekurve në konfliktin në Siri nga fillimi i vitit dyfish është rritur dhe arriti në rreth 200 mijë persona, deklaroi në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara zëvendës-ndihmës-sekretarja e Organizatës, Valeri Ejms.
 
Ajo theksoi se në përleshjet midis ushtrisë siriane dhe opozitës së armatosur janë plagosur rreth një milion njerëz.
 
"Në shkurt vlerësimet ishin për rreth njëqind mijë të vrarë. KB-ja konsideron se deri më sot ky numër arrin rreth 200 mijë persona, ndërsa edhe një milion janë plagosur. Këto numra çdo ditë po rriten", shtoi Ejms.
 
Ajo theksoi se për momentin nevojë për ndihmë humanitare kanë 12,2 milionë sirianë, ndërsa para dhjetë muajve ky numër ishte pothuajse tre milionë më pak.
 
Pothuajse gjysma e banorëve të Sirisë i kanë braktisur shtëpitë. Mbi 7,6 milionë nga ata janë shpërngulur në territorin e vendit, ndërsa edhe tre milionë kanë ikur në vendet fqinje. Kjo është një e pesta e numrit të përgjithshëm të personave të shpërngulur dhunshëm në gjithë botën", deklaroi zëvendës-ndihmës sekretarja e KB-së.