Maqedoni

Kërçovë, Dehari pranoi çertifikatën për mandatin e tretë

05.11.2021 14:23

Kryetarja e komisionit komunal Zgjedhor Afije Ismaili, fituesit të zgjedhjeve Fatmir Dehari...

Kryetarja e komisionit komunal Zgjedhor Afije Ismaili, fituesit të zgjedhjeve Fatmir Dehari sot i dërëzoi çertifikatën për mandatin e tretë qeverisës me komunën e Kërçovës.  Dehari u shprehu mirënjohje të gjithë qytetarëve dhe në veçanti mërgimtarëve të cilët edhe kësaj radhe i dhanë mbështetje të fuqishme programit qeverisës dhe të ardhmes së Kërçovës.

Verdikti i popullit, nënvizoi ai, është një përgjegjsi e madhe, prandaj premtimet e dhëna do të realizohen në tërësi.

Së shpejti duhet të konstituohet edhe përbërja e re këshillit komunal të Kërçovës, ku BDI do të përfaqsohet me 8 këshilltarë, VMRO-DPMNE me 7-të, LSDM me 3 këshilltarë, po aq sa ka edhe lista e pavarur e këshilltarëve, ndërsa PLD dhe koalicioni Aleanca-Alternativa, me nga një këshilltarë komunal.

SHABAN DALIPI