Kumanovë, Dimitrievski fton kundërkandidatët për bashkëpunim
Maksim Dimitrievski i cili fitoi edhe mandatin e dytë për kryetar të komunës së Kumanovës...

Maksim Dimitrievski i cili fitoi edhe mandatin e dytë për kryetar të komunës së Kumanovës, ka ftuar një takim për ditën e Hënë kundërkandidatët e tij për të biseduar për programet zgjedhore nga të cilët projektet qënësore të inkorporohen në një program të përbashkët.
“Iniciativa qytetare “Kumanova jonë” e fitoi besimin e qytetarëve si iniciativë qytetare mbipartiake. Kjo kërkon nga ne përgjegjësi shtesë për realizimin e politikave të premtuara. Ky është obligim për iniciativën tonë qytetare që të zhvillohemi dhe të jemi shembull pozitiv për zhvillimin e një komune në Maqedoni . Andaj të Hënën në ora 14 i ftoj të gjithë kundër kandidatët e mi në një takimi koordinues, ku do të bisedojmë për programet tona zgjedhore dhe do të kërkoj nga ata që projektet esenciale nga programet e tyre të inkorporohen në një program të përbashkët i cili do të realiyohet gjatë 4 vitetve të ardhëshme”, u shpreh kryetar i komunë së Kumanovës, Maksim Dimitrievski.
Në një solemnitet rasti në Kumanovë u çertifikuan mandatet e 33 këshilltarëve të përbërjes së re komunale si dhe të kryetarit të komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski.
Këshillin e ri e përbëjnë 10 këshilltar të LSDM, 8 Iniciativa qytetare “Kumanova Jonë”, 7 VMRO-DPMNE, 4 BDI, 2-ASH AA, si dhe nga 1 Lëvizja BESA dhe e Majta.
FATLUM AQIFI
