Maqedoni

Kuvendi vazhdoi punimet: GP i VMRO-së kërkon zgjedhje të parakohëshme, GP i LSDM-së thotë se kërkesa s’është reale

05.11.2021 15:35

Grupi parlamentar i VMRO DPMNE kërkon zgjedhje të parakohëshme parlamentare...

Sipas tyre rezultati i zgjedhjeve lokale dëshmon se vullneti i shumicës së qytetarëve nuk reflektohet në Kuvend, prandaj duhet mbajtur zgjedhje të parakohëshme parlamentare.      
 
“Shumica e popullit nuk pasqyrohet në shumcën parlamentare, prandaj konsiderojmë se populli meriton që në zgjedhje, në mënyrë demokratike, të vendos se cila shumicë të jetë e përfaqësuar në Kuvend dhe rrjedhimisht cila qeveri do të marrë vendimet në të ardhmen. Nëse nuk veprohet kështu konsiderojmë se kriza politike, për fat të keq edhe ajo ekonomike, energjetike dhe shëndetësore do të përkeqësohen”, u shpreh deputeti i VMRO DPMNE-së, Antonio Milloshovski.

Shumica parlamentare, përkatësisht deputetët e marrin besimin e qytetarëve në zgjedhje parlamentare dhe jo në ato lokale, përgjigjen nga LSDM. “Nëse opozita ka numrat e nevojshëm për të shumicë të re apo për të shpërnda kuvendin le të merr nismën”,-thotë deputetja Vançeva.

“Mendoj se kërkesa e VMRO DPMNE-së s’është reale dhe siç duket edhe ata e dijnë këtë pasi po të ishin të sigurtë atëherë do të vepronin ndryshe. Qëndrimi ynë si parti politike dihet. Këtij shteti nuk i duhen zgjedhje të parakohëshme parlamentare. Rezultatet e zgjedhjeve lokale nuk mund dhe nuk duhet të ketë refleksion në zgjedhjet parlamentare”, theksoi deputetja e LSDM-së, Snezhana Kelvska-Vançeva.
    
Ndryshe, Kuvendi republikan vazhdoi punimet e pezulluara për shkak të zgjedhjeve lokale. Në fillim të seancës së 51-të kreu i kuvendit njoftoi se deputetëve: Timço Mucunski, Darko Kostovski, Kostadin Kostadinov, Ivan Jordanov, Bilall Kasami dhe Kiril Pecakov u ndërpritet mandati i deputetit pasi në zgjedhjet lokale janë zgjedhur kryetarë komunash.

Vendet vakante u plotësuan me deputetë të rinj, nga listat përkatëse të kandidatëve për deputetë.

SHPËTIM NUREDINI