Botë
Një polak dogji qendrën sociale komunale, humbi jetën një nëpunëse
16.12.2014 09:40
Një polak më i vjetër i cili ka mbetur pa të drejtë për ndihmë sociale me siguri është hakmarrë dje...

Një polak më i vjetër i cili ka mbetur pa të drejtë për ndihmë sociale me siguri është hakmarrë dje kështuqë në qendrën komunale për ndihmë ka shkaktuar zjarr në të cilin e humbi jetën një nëpunëse, ndërsa katër persona janë hospitalizuar.
Njëherit, burri 62-vjeçar korridorin e katit të parë në Qendrën për ndihmë sociale në Makovo afër Varshavës e ka spërkatur me lëng djegëse dhe ka shkaktuar zjarr.
Njëri prej të lënduarve është në gjendje kritike. Policia më vonë e arrestoi njeriun i cili e shkaktoi zjarrin.
Sipas të dhënave jozyrtare të mediave polake, ky polak e ka djegur Qendrën i mllefosur për shkak se ka mbetur pa ndihmë sociale, ndërsa nuk përjashtohet që me lëngun djegës i ka lyer dhe nëpunëset në qendër.
