Maqedoni

KShZ, çertifikon 6 deputet e rinj në kuvendin e RMV- së

05.11.2021 15:49

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve u ka lëshuar certifikata gjashtë deputetëve të rinj në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut...

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve  u ka lëshuar certifikata gjashtë deputetëve të rinj në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët do të zëvendësojnë deputetët që janë zgjedhur kryetarë komunash në zgjedhjet e përfunduara lokale. 
 
“KSHZ në bazë të procedurave të zbatuara mund të konstaton se deputet të rinjë në Kuvendin e RMV për pjesën e mbetur të mandatit në bazë të nenit 153/1 nga Kodi Zgjedhor do të jenë: Toni Jarevski nga VMRO-DPMNE, i cili do ta zavendëson deputetit të deritanishëm Timço Mucunski, Zoran Kocevski nga VMRO-DPMNE zëvendëson Darko Kostovskin, dhe Ivan Jordanov do të zëvendësojë kryetarin e ri të Shtipit Dragan Kovacki. Ljubica Spasevska zavendëson Kostadin Kostadinovin, i cili është kryetar i ri i Komunës së Strumicës, Kiril Pecakovin i cili u zgjodh Krye tar i Komunës së Ohrit do ta zavendëson Gracija Bakraçeska. Ndërsa Dragolub Filipovski do ta zavendëson deputetin e deritanishëm Bilall Kasami i cili u zgjodh për Kryetar të Komunës së Tetovës”, u shpreh nënkryetarja E KSHZ-së, Ditmire Shehu.
 
KSHZ menjëher ka verifikuar mandatet e deputetëve të rinjë dhe të njëjtive u janë ndarë edhe vendimet, ndërsa Kuvendi në seancë plenare vetëm i verifikon mandatet e deputetëve të rinj.
 
FITIM KRYEZIU