Maqedoni

Sadiki kalon në ASh: U shita lirë nga kreu i PDSh-së

05.11.2021 16:19

Kryetari komunës së Studeniçanit edhe zyrtarisht kaloi tek Aleanca për Shqiptarët...

Kryetari komunës së Studeniçanit edhe zyrtarisht kaloi tek Aleanca për Shqiptarët, vendim të tij e arsyetoi me faktin se është ndjerë i tradhtuar nga PDSH madje se është shitur shumë lirë nga tashmë ish kreu i partisë së tij, Menduh Thaci. 
 
“Fatkeqësisht pas raundit të parë kur unë fitova bindshëm kundër kandidatit të BDi-së, lideri i PDSH-së më shiti shumë lirë, unë se kam çmimin aq. Dhe ata e kishin përgatit bashkë me BDI-në që vullnetin e popullit të Studeniçanit ta ndryshojnë. .. Deri në fund kam qenë besnik i ideologjisë së PDSH-së, por pas kësaj tradhtie nga ana e PDSH-së, unë vendosa që të kaloj në radhët e ASH-së dhe për këtë kam mbështetjen e të gjitha strukturave të mia. Thaçi prej se më ka uruar fitoren e rrethit të parë, nuk më ka kontaktuar më. Pas kësaj tradhëtie të madhe që më bëri partia, kam marr vendim personalisht që të kaloj në ASh”, u shpreh kryetari i komunës së Studeniçanit, Azem Sadiki.
 
Thaçi: Me rëndësi fituam, pa mua sadiku nuk fitonte
 
Duke iu përgjigjur akuzave të Sadikut se e “shiti lirë”, kreu i PDSH-së Menduh Thaçi, thotë se rëndësi ka fakti që fituan në Studenican gjithçka tjetër është e parëndësishme. E sa për deklarimin e Sadikui se fitoi me ndihmën e ASH-së, Thaci i kundrëpërgjigjet në stilin e tij.
 
“Krejt Studenicani e di se mos me pas desh ky gjoks, nuk fitonte ai. Unë jam i ndershëm, i përcaktuar dhe nuk tradhëtoj”, theksoi kryetari i PDSh-së, Menduh Thaçi. 
 
Studeniçani ishte komuna e vetme që udhëhiqej nga njw kuadër i PDSH-së, e tani  pas kalimit të Sadikit në ASH, Partia Demokratike Shqiptare zyrtarisht mbetet pa asnjë komunë.
 
GAZMEND REXHEPI