Maqedoni
Vijon skriningu në shkolla, detektohet një nxënës pozitiv
05.11.2021 16:47
Ekipi i qendrës për shëndet publik testoi nxënësit nga pesë shkolla fillore në Komunën e Gazibabës...

TVM 2 qëndroi në shkollën fillore 25 Maji ku u testuan 64 nxënës , strishotë e të cilëve rezultuan negative.
“Ndjejat pak dhimbje gjatë testimit, por u testova sepse duhet ti mbrojmë shoqet dhe shokët”, shprehet nxënësi.
“Duhet të testohemi të mos infektohemi , mësuesen nxënësit dhe është mire për veten time”, thekson nxënësi.
Testimi u mirprit nga kuadri arsimor, ndërsa jozyrtarisht mësuam se kishte vetëm një rast poztiv në kaudër të skriningut në komunën e Gazibabës.
“Nëse ndonjë fëmijë është pozitiv bëhet udhëzim nga epidemiologët e Qendrës për shëndet publik. Ne i informojmë organet përgjegjëse në kaudër të shkollës dhe më tej pason informimi I prindit të fëmijës dhe izolim i menjëhershëm I nxëxnësit të infektuar”, tha Denis Jankullovski, teknik mjekësor.
“Gjashtëdhjetë e katër do të testohen, testimi ishte i mirëseardhur për vendin tone për fshtin tone sepse duhet ta dime numrin e rasteve kjo është nismë shumë e mire e cila do të na jep një pasqayrë për shëndetin tone personal të nxëxnësve, tës hkollëspor edhe të fahsatit”, thekoi mësimdhënësja Hava Doko.
Shumica e qendrave për shëndet publik rezultatet përfundimatre duhet ti dorëzojnë më së voni javën që vjen. Pas përpunimit të të dhënave Ministria e Shëndetësisë do të ketë pasqyrën e përgjitshme për praninë e kovid 19 në shkolla dhe a do të ketë masa shtesë do të vendoset nga rezultatet e fituara.
FLUTURA LATIFI TOPOJANI
