Konfiskimi i pasurisë së paligjshme, Mariçiç: Zgjidhje përmes ndryshimeve ligjore

05.11.2021 17:35

Konfiskimi i pasurisë së paligjëshme...

Konfiskimi i pasurisë së paligjëshme të fituara përmes aktiviteteve të ndryshme kriminale në vend është edhe proces tejet i ngadalshëm dhe në disa rrethana dhe raste shpesh herë edhe i pamundur.

Ky është konstatimi i përgjithshëm i ministrit të drejtësisë Bojan Mariçiq, sipas të cilit, edhe pse masa e kofniskimit të pasurisë së përvetësuar është vendosur në legjislacion që nga viti 2004 zbatimi pratik i tij nga  gjykatat e vendit është akoma i rrallë.

“Kemi situata ku prona e cila është për të konfiskuar shpesh here është ka qenë  pjesë e hipotekave të më hershme dhe realisht  kjo nuk është çështje e thjeshtë për sistemin e drtejtësisë. Disa çështje janë të zgjidhura, shteti ka të regjistruara konfiskime të pasurive të fituara, por ka edhe probleme të cilët kërkojnë zgjidhje përmes ndryshimeve ligjore ose me interpretime gjqyësore me të cilën jepe drejtime për të trajtuar këto çështje” – tha Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq.

Për të ndryshuar këtë situat autoritetet e drejtësisë veçmë janë drejtë përfundimit të zgjidhjes së re ligjore me të cilën me miratimin e tij në Kuvend do të mundësojnë të nënshtrohet kontrollimi i kapitalit të pasurisë të gjithë funskionerëve aktual dhe ish - funksionerë dhe më pas të hapë rrugën drejtë konfiskimit të pasurive të paligjshme pa u hasur në pengesat aktuale.

Nikollovski: Nuk do të ketë të paprekshëm

Zëvendëskryeministri për luftë kundër korrupsionit Ljupço Nikollovski premton se me këtë ligj më nuk do të jetë individë të parekshëm të cilët do të fitojë pasuri në kuriz të shtetit.

“Ky propozim ligj përmban mekanizma dhe dispozita të qarta që do të vendosin kontrolla të mirëfillta të pasurive, pas gjithë atyre proceseve që kaluan gjeneratat gjatë 30 viteteve të fundit. Për herë të parë po hapen rrugët për konfiskimin e pasurive joligjore pa marr aprasysh se për kë bëhet fjalë dhe është ose jo funksioner aktual ose funksioner të më parshëm. Në pr/ligji  në fjalë parashikon një prag në vlerë prej 30 mijë eurove dhe çdo kush që ka diferenc në pronën e paraqitur mbi shumën e lejuar do të duhet të dëshmojë se si pronën e ka fituar” – deklaroi Zv.Kryeministri për Luftë kundër Korrupcionit, Ljupço Nikollovski.

Ligji i ri synon të ndikojë në përpjekjet e qeverisë për të luftuar korrupsionin dhe për të mbrojtur buxhetin publik nga çdo pasurim i paligjshëm të individëve. (Rexhep Qamili, TVM2)