Të martën shpallet krizë energjetike, nuk parashikohen masa kufizuese

05.11.2021 17:46

Të martën do të shpallet krizë energjetike...

Të martën do të shpallet krizë energjetike, kurse nuk parashikohen masa kufizuese, njoftonë nga Ministria e Ekonomisë.

Nga kjo ministri theksojnë se janë duke u zhvilluar konsultime me institucionet e përfshira në sektorin e energjisë.

“Ministria e Ekonomisë i propozoi qeverisë dhe të shtunën është sjellur një rregullore për mënyrën dhe kriteret e shpalljes së gjendjes së krizës në sektorin e energjisë. Sipas rregullores do të zbatohen masa të ndryshme, qeveria do të ndërhyjë drejtpërdrejt në kompanitë e energjisë përmes buxhetit dhe institucioneve” – thonë nga Ministria e Ekonomisë.

Nga VMRO - DPMNE reagojnë se rregullorja për shpalljen e krizës së energjisë elektrike konfirmon dhe fsheh kolapsin e kompanive të energjisë.

Theksojnë se politikat e dëmshme qeveritare që qeverisja e LSDM-së dhe BDI-së i solli, ESM-në dhe MEPSO-on të jenë pranë kolapsit të tyre.

“Sërish qeveria tentoi ta tërhiqte vëmendjen e publikut, duke u arsyetuar se rregullorja nuk ishte gjë tjetër veçse një përmbushje e detyrimeve të ligjit për energjinë elektrike. Pse kompanitë vendase ESM dhe MEPSO nga kompani stabile janë bërë humbës të mëdh dhe me shumë borxhe” – thonë nga VMRO-DPMNE.

Nga ESM informojnë se nëntë kompani janë paraqitur në thirrjen për bllokun e tretë të REK Manastirit për prodhim shtes të energjisë elektrike. Ofertat i plotësojnë sasitë e kërkuara  prej 900 mijë ton thëngjill. 

Zgjedhja e ofertuesit për 300 mijë tonë thëngjill nga thirrja e parë për prokurimin e thëngjillit për TC Oslomej pritet të zyrtarizohet të hënën.

Nga Ministria e Ekonomisë thonë se po e përcjellin nga afër situatën. Ata janë të bindur se deri në fund të vitit nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë. (Sedat Selimi, TVM2)