Zeqiri, 19 fëmijë po trajtohen në Kozle

05.11.2021 18:10

19 fëmijë të moshës 10 deri në 16 vjeç...

19 fëmijë të moshës 10 deri në 16 vjeç pozitiv me Covid 19 janë të hospitalizuar në spitalin e fëmijëve në Kozle, ndërsa një është në asistenc oksigjeni, derisa të tjerët janë me pasqyr të leht klinike.

Drejtori i i spitalit “Kozle”, Besnik Zeqiri, thotë se situata është stabile, dhe pas një mjekimi një javor në spital shumica e fëmijëve vazhdojn me mjekim shtëpiak, ku më pas vazhdojn me kontrolle deri në 9 muaj tek mjeku amë.

Poashtu Zeqiri thotë se nuk ka rritje drastike të infektimeve të fëmijëve.

‘’Gjendja momentale në institucionin tonë është stabile. Kemi fëmijë nga mosha 9 vjeçare deri në moshën 16 vjeçare. Të gjithë fëmijët që i kemi në trajtim janë në gjendje të mirë, vetëm një prej tyre e kemi me oksigjen, e të tjerët janë në gjendje stabile, dhe në javën e fundit kemi një rritje diku 20 % të fëmijëve të cilët vijnë në ambulantë për kontroll por gjithashtu edhe fëmijët të cilët i kemi në hospitalizim’’ – deklaroi Drejtori i Spitalit në Kozle, Besnik Zeqiri.

Fëmijët të moshës nga 9 deri në 16 vjeç duhet të vaksinohen,posaçërisht ata me sëmundje kronike tha drejtori i spitalit të fëmijëve, duke u bazuar në qëndrimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. (Gyltene Sinani, TVM2)