Botë

Së paku 21 të vdekur në sulmin ndaj një shkolle në Peshavar

16.12.2014 10:01

Njëzet nxënës dhe një pjesëtar i sigurimit janë vrarë në sulmin e talebanëve pakistanez në një shkollë në Peshavar...

Talebanët sulmuan një shkollë në qytetin veriperëndimor pakistanez Peshavar dhe morën rreth 500 nxënës dhe mësues si pengje.
 
Sipas gazetarëve, të cilët janë në vendin e ngjarjes në ndërtesë ka të shtëna, ndërsa ajo është e rrethuar me ushtarë. Automjete të ndihmës së shpejtë po evakuojnë fëmijë të plagosur.
 
Përfaqësues ushtarak deklaruan se të paktën gjashtë sulmues të armatosur, të veshur në uniforma ushtarake, kanë hyrë në shkollën ushtarake, e cila është në pronësi të armatës (Army Public Scholl), në të cilën ka rreth 500 nxënës dhe mësues.
 
Talebanët pakistanezë e ndërmorën përgjegjësinë për sulmin. Zëdhënësi i talebanëve Muhamed Umar Horasani deklaroi se luftëtarë kamikazë kanë hyrë në shkollë dhe se kanë instruksione që të mos i lëndojnë fëmijët, por ta sulmojnë personelin e armatës.