Ganiu merr mandatin e të parit të Çairit, zotohet se do të realizojë programin që premtoi
Visar Ganiu gjatë marrjes së mandatit...

Visar Ganiu gjatë marrjes së mandatit të tij u zotua se do të zbatoj programin e tij me të cilin doli në zgjedhje. Ganiu falenderoi qytetarët dhe të gjitha partitë politike që mundësuan zgjedhje fer dhe demokratike, përderisa tha se do të jetë i hapur për të gjithë qytetarët
“Visar Ganiu ka qenë kanidat i BDI-së dhe i kolicionit me LSDM-në, por nga ky moment Visar Ganiu është kryetar i gjithë banorëve të Çairit dhe do të jetë i barabartë për të gjithë banorët, qytetarët në mënyrë të njejtë, por në të njejtën kohë dera e komunës sonë do të jetë e hapur 24/7 për çdo qytetarë” – tha Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu.
Si projekte të para dhe prioritare të cilat do ti realizon Ganiu përmendi pishinën në Fushë Topanë dhe zgjerimin e rrugës “Cvetan Dimov”.
Qytetarët: Ndërtimi i rrugëve më se i nevojshëm
Ndërkohë qytetarët thonë se në komunë të Çairit mungon infrastruktura e duhur rrugore dhe urgjentisht nevojitet intervenimi në riparimin e rrugicave.
“Më së shumti ka nevojë për rrugë, rrugët janë katastrof. Shu pak rrugë ka që janë të përshtatshme për vozitjen e veturave. Kurse shumë rrugë janë të papastërta, janë të thyera, ka 100 probleme”
Rrugicat le të ndërtohen mirë këtu në lagje. Ka shumë gropa, shumë gurë. I kanë ndërtuar njëherë por jo si duhet” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar nga TVM2.
Në komunë të Çairit u bë edhe ndarja e çertifikatave për këshilltarët komunal. (Ersan Pajaziti, TVM2)
