Jakimovski paraqitet në Gjykatë, “Jam i pastërt sikur loti”
Është shtyrë seanca për rastin....

Është shtyrë seanca për rastin në të cilin kryetari aktual i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski i cili akuzohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Në pyetjen se si do të menaxhojë Komunën e Karposhit kur ka edhe seanca gjyqësore, Jakimovski u përgjigj se pyetja është qesharake.
Theksoi se ai dhe bashkëpunëtorët e tij kanë punuar ndershëm në komunë dhe se kjo do të dëshmohet edhe në gjykatë.
“Ky është një turp që shoh para meje. Natyrisht, të gjithë keni ardhur të orkestruar. Unë i respektoj mediat, megjithatë unë këtu jam për më shumë se dy vite dhe s’kam parë deri tani medium. Tani pas fitores ka media dhe kjo është e keqe për të gjithë, si ato në pozitë si ato për opozitë. Mendoj që nuk është mire që kërcënimet nga 2013 se do të bëj burg Kemi punuar ndershëm unë dhe bashkëpuntorët e mi dhe jemi të pastër si loti dhe atë do ta dëshmojmë” – tha Kryetari i Komunës së Karposhit, Stevçe Jakimovski.
Gjykimi u shty për shkak se avokati i Jakimovskit ka pasur kontakt me të infektuar me Covid-19. Nga Gjykata shtojnë se për shkak të parandalimit të përhapjes së koronavirusit, gjyqtari Osman Shabani e shtyu seancën për 23 nëntor.
Stevçe Jakimovski akuzohet nga Prokuroria për ndërtime të paligjshëm dhe për një sërë veprash tjera kriminale. (Zekirja Mexhiti, TVM2)
