OBSH: Evropa epiqendër e pandemisë së koronavirusit
Evropa është sërish në epiqendër...

Evropa është sërish në epiqendër të pandemisë së koronavirusit. Kontinenti shënuar rritje prej më shumë se 50% të numrit të rasteve me koronavirus, gjatë këtij muaji, duke e bërë atë epiqendër të pandemisë, pavarësisht furnizimit të bollshëm me vaksina , shpërndarja e tyre është jo e barabart ,njoftojn nga OBSH.
“Evropa është kthyer në epiqendrën e pandemisë, aty ku kemi qenë një vit më parë.Të 53 vendet e Kontinentit të vjetër përballen me kërcënimin e vërtetë të shpërthimit të sërishëm të pandemisë së shkaktuar nga COVID-19. Në këtë pjesë të botës, nëse vazhdon tempoja aktuale, deri më një shkurt mund të ketë edhe gjysmë milion viktima të COVID-19. Shpejtësia momentale e përhapjes së virusit anembanë vendeve evropiane është tepër shqetësuese” – tha Drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge.
Numri i rasteve në rritje me koronavirus në Evropë paraqet “shqetësim të madh”. Nga OBSH njoftojnë se normat e shtrimit në spital janë dyfishuar gjatë kësaj jave.
“Vendet që kanë imunizuar më shumë se 40% të popullsisë së tyre, duhet t’iu dhurojnë doza vendeve në zhvillim, që ende nuk u kanë ofruar qytetarëve të tyre as dozën e parë.Nuk duhet të jepen më doza përforcuese, përveç njerëzve me imunitet të komprometuar. Numri itë shtruarve në spitale sa vjen dhe rritet” – u shpreh Tedros Adhanom Ghebreyesus nga OBSH.
Gjermania ka raportuar afro 34,000 raste të reja me koronavirus - shifër e paparë për këtë vend edhe Ukraina që nga e ejtja ka shënuar mbi 3 milion te infektuar. Në Kroaci është regjistuar varianti i ri i virusit Korona “Delta Plus” që llogaritet si më i rrezikëshmi deritani.
OBSH-ja për Evropën tha se rajoni numëron afro 1.8 milion raste të reja javore - një rritje prej rreth 6% nga java e kaluar, dhe 24,000 viktima javore, që nënkupton rritje për 12%.Kjo është java e pestë me radhë që numri i të infektuarve në Evropë rritet. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)
