Dakordohet shumica e re parlamentare
05.11.2021 21:24
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski....

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në një postim në profilin e tij në Facebook pohon se ka shumicë të re parlamentare.
“E ardhmja e re vjen, koha e re dhe shpresa e re. Na presin sfida të fuqishme, të vetëdijshëm dhe falënderues për mbështetjen bashkë do të kemi sukses. Maqedonia do të ketë sukses. Kemi shumicë të re parlamentare” – ka shkruar Mickoski në Facebook.
Edhe Sekretari i përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari dhe kryetari i Alternativës, Afrim Gashi para pak çastesh ka konfirmuar se është arritur shumica e re prej 61 deputetësh.
