Futboll

Prej nesër, edicioni i pestë i turneut përkujtimor “Jakup Asipi”

16.12.2014 10:05

Duke nisur prej nesër e deri më shtatë janar, në Sllupçan të Kumanovës, do të organizohet edicioni i pestë I një nga turneve më prestigjioze të futbollit të vogël në vendin tonë...

Duke nisur prej nesër e deri më shtatë janar, në Sllupçan të Kumanovës, do të organizohet edicioni i pestë I një nga turneve më prestigjioze të futbollit të vogël në vendin tonë, në nder të hoxhës së ndjerë, Jakup Asipi.

Në të njejtin, pjesëmarrjen e kanë konfirmuar shumica e ekipeve kualitiative të fustallit në Maqedoni, por edhe nga Kosova dhe Lugina e Preshevës.

Edicioni i pestë I këtij turneu prestigjioz dhe përkujtimor, do të hapet me një ndeshje reviale, në të cilën do të luajnë disa prej futbollistëve më të mirë shqiptar në Maqedoni, 20 vitet e fundit.

Në mesin e tyre, janë paralajmëruar që do të luajnë edhe emra si Nexhat Shabani, Qatip Osmani, Argjent Beqiri, Vullnet Emini, Lirim Sahiti, Muhamer Salihu dhe shumë të tjerë, ndërsa këtyre do të ju prijë ish portieri kumanovar, Xhemail Zeqiri.

Ndryshe, garat do të fillojnë me ndeshjet në grupe, që më pas, të vazhdohet me fazën e eliminimit direkt, ndërsa finaleja, si edhe zakonisht në program do të jetë me shtatë janar, ditën kur ka ndëruar jetë Hoxha Jakup Asipi.

MUSTAFA ADEMI