LSDM, nuk bëhet fjalë për dorëheqjen formale të Zaevit
Kryeministri dhe kryetar i LSDM-së, Zoran Zaev....

Kryeministri dhe kryetar i LSDM-së, Zoran Zaev në konferencë shtypi më 31 tetor paralajmëroi dorëheqjet prej dy funksioneve.
Formalisht, Zaevi akoma nuk ka shtruar dorëheqje nga funksionet, konfirmojnë edhe nga Kuvendi edhe nga LSDM.
Nga partia në pushtet theksojnë se në takimin e sotëm të udhëheqësisë së partisë janë përcaktuar hapat e ardhshëm të partisë që do të efektuojnë nga java e ardhshme.
“Nuk bëhet fjalë për dorëheqje formale të kryetarit Zoran Zaev por për dorëheqjen të cilën e paralajmëroi ai më 31 tetor në konferencë për shtyp në LSDM”, sqarojnë nga partia në pushtet.
LSDM sot në kumtesë theksoi se në pajtim me dispozitat statutore, me dorëheqjen e Zaevit në vendin e liderit të partisë, në dorëheqje është edhe e gjithë udhëheqësia e LSDM-së.
Në kumtesën e njëjtë thuhet edhe se LSDM është duke biseduar me të gjitha partitë e partnerëve të koalicionit, të cilat, thuhet, konfirmuan se shumica në Kuvend është stabile.
Në ndërkohë sot në profilet e veta në Fejsbuk dorëheqjet e veta i publikuan Goran Sugarevski, kryetar dhe anëtar i Këshillit mbikëqyrës të LSDM-së dhe Milla Carovska, nënkryetare e partisë dhe ministre e Arsimit.
Në publikimin e saj Carovska theksoi se me dorëheqjen e kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev ndalon edhe mandati i të gjithë udhëheqësisë.
