Maqedoni

Parashikimi i motit

06.11.2021 11:48

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm...

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm deri pasdite kur pritet të ketë paraqitje të mjegullës. Do të fryjë edhe erë mesatare nga drejtimi veri-perëndimorë.
 
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 deri në 13 gradë Celsiusë, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 16 deri në 24 gradë Celsiusë.
 
Në Shkup dhe rrethinë moti paradite do të jetë me mjegull dhe vranësira të ulëta, ndërsa në orët e pasdites me diell dhe vranësira mesatare. Temperatura minimale do të ulet në 10 gradë Celsiusë, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 18 gradë Celsiusë.