Maqedoni
Ahmeti: Komunikojmë me partitë me përcaktim euroatlantik dhe partnerët strategjik, nuk do të veprojmë me emocione
06.11.2021 12:00
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në profilin e tij në Fejsbuk ka bërë të ditur se është në komunikim të vazhdueshëm..

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në profilin e tij në Fejsbuk ka bërë të ditur se është në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha partitë politike me përjashtim të atyre që e mohojnë Marrëveshjen e Ohrit dhe të ardhmen euroatlantike të vendit me qëllim menaxhimin e gjendjes së krijuar pas dorëheqjes së kryeministrit dhe liderit të LSDM-së, Zoran Zaev.
“Gjendjen e krijuar me dorëheqjen e kryeministrit jemi duke e menaxhuar nëpërmjet kontaktit intensiv më të gjitha palët, me përjashtim të atyre që e mohojnë Marrëveshjen e Ohrit, Prespës, fqinjësisë së mirë, NATO-n, BEnë, Republikën e Kosovës dhe gjuhën shqipe. Gjithashtu, për zhvillimet aktuale jam në kontakt dhe koordinim me partnerët tanë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-n dhe Bashkimin Evropian. Nuk do të veprojmë as me emocione e as në eufori”, ka shkruar Ahmeti.
Ai ka theksuar se ka shumë telefonata, porosi dhe përkrahje nga të gjitha anët dhe në pamundësi t’u përgjigjet të gjithëve porosit se “bashkë do t’ia dalim”, madje duke shtuar se për të gjitha zhvillimet do të informojë paraprakisht.
“Bashkë përgjithmonë dhe në çdo përballje”, thekson mes tjerash Ahmeti./Mia
