Maqedoni
Shumica e re eventuale, reagon LSDM
06.11.2021 12:12
Nëse me të vërtetë ka shumicë të re parlamentare presim ajo të konfirmohet përmes procedurave adekuate parlamentare...

Nëse me të vërtetë ka shumicë të re parlamentare presim ajo të konfirmohet përmes procedurave adekuate parlamentare dhe zgjedhjes eventuale të qeverisë së re. Do të thotë, do të shohim nëse do të zgjidhet një qeveri e re anti-demokratike, anti-Prespë, anti-NATO dhe anti-BE, thuhet në deklaratën e LSDM-së pas shpalljes së kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski për shumicë të re parlamentare, me Besën, të Majtën, Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën.
Shumica e re eventuale, shtojnë nga LSDM, do të duhet të marrë përgjegjësinë për përballjen me pandeminë dhe krizën energjetike, përgjegjësinë për sfidat që pasojnë me integrimin evropian të vendit dhe miratimin e Buxhetit 2022, kjo është gjëja më e përgjegjshme për momentin.
“Këto ditë do të shohim nëse Mickoski ka kapacitet dhe përgjegjësi për këto hapa dhe përgjegjësi.”, thonë nga LSDM.
LSDM është në anën e qytetarëve, në anën e interesit kombëtar dhe të përparimit të shtetit.”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.
