Maqedoni
Thaçi për shumicën e re parlamentare të VMRODPMNE-së: Ky është edhe një teatër i madh
06.11.2021 12:28
Ky është edhe një teatër i madh i atyre që nuk kanë fuqi t'i udhëheqin proceset politike në vend...

Ky është edhe një teatër i madh i atyre që nuk kanë fuqi t'i udhëheqin proceset politike në vend, thekson lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi duke e komentuar kumtimin e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, se së bashku me deputetë të Aleancës për shqiptrët/Alternativës, Besës dhe të Majtës ka formuar shumicë të re parlamentare.
"Aktorët e djeshëm që i pamë në foton me Mickoskin, thjesht ia vendosin zarin Zaevit. Ndoshta pa e ditur, por ata e bëjnë atë një platformë për rikthimin e tij. Qeveria e ardhshme do të drejtohet nga Zaev. Nuk njoh person tjetër në LSDM me kapacitete më të mëdha se Zaev”, tha Thaçi.
