Maqedoni

Zjarr në bllokun 3 në TEC Manastir

06.11.2021 12:45

Dje në ora 22:50 ka shpërthyer zjarr në izolatorin e transformatorit në bllokun 3 në TEC Manastir...

Dje në ora 22:50 ka shpërthyer zjarr në izolatorin e transformatorit në bllokun 3 në TEC Manastir, por zjarri tashmë është shuar dhe nuk ka persona të lënduar, njoftojnë nga Elektranat e Maqedonisë.
 
“Ka rënë zjarr në bllokun 3 në TEC Manastir, njëri nga dy blloqet me të cilat aktualisht punonte uzina (bllok 1 dhe 3). Zjarri ka rënë në orën 22:50. në izolatorin e transformatorit të bllokut, jashtë termocentralit. Nuk ka të lënduar, ndërsa zjarri është shuar shpejt”, thuhet në njoftimin e Elektranat e Maqedonisë.