Botë
Mickovski: Do të kemi qeveri të re ose zgjehdje
06.11.2021 13:37
Kreu i VMRO-DPMNE-së edhe njëher konfirmoi grumbullimin e 61 nënshkrimeve për krijimin e shumicës së re...

Kreu i VMRO-DPMNE-së edhe njëher konfirmoi grumbullimin e 61 nënshkrimeve për krijimin e shumicës së re. Ai tha se shumica e re parlamentare përbëhet nga kualicioni për Ripërtritjene Maqedonisë që e udhëheq VMRO-DPMNE, kualicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, E majta dhe Lëvizja Besa, ndërsa pret që kjo shumicë ditëve në vijim të rritet. Mickovski këtë e quajti kualicion kundër kriminalitetit dhe korrupcionit të qeverisë, si dhe bllok për përparim dhe ardhmëri të re.
“Shumica e re parlamentare mesiguri do të thotë një çështje e ajo është se kjo qeveri e Zoran Zaevit e cila është burim e të gjitha problemenve po bie. Me këtë bien edhe disfatat dhe një kohë jo e lavdishme, e jetesës së keqe dhe mashtrimit. Kjo do të thotë se në periudhën që vjen do të përpiqem, përsëris do të përpiqem të formoj qevri të re, dhe kjo do të ndodhë vetëm nëse do të jem i sigurt se ajo do të jetë qeveri e kredibiliteti serioz. Qeveri me institucione të fuqishme të cilat do të garantojnë, stabilitet, energji të re dhe efikasitet nër eformat dhe ndryshimet që pasojnë. Nëse nuk arrihet kjo marrveshje për të cilën angazhohem dhe nuk sigurojë efikasitet të plotë të qeverisë e nevojshme për tu përballur me krizat, luftën kundër korrupcionit dhe kriminalitetit që janë problemi kyç në vendin tonë. Efikasitet të qeverisë i nevojshëm për tu përballur me krizat atëherë ajo që më mbetet si opcion i vetëm janë zgjehdjet e shpejta parlamentare që populli i Maqedonisë të vendosë për ardhmërinë e re.”, tha Hristian Mickovski, kryetar i LSDM-së.
Mickovski: E vetmja për çka jemi anti është korrpcioni e krimi
Mickovski i hodhi poshtë akuzat e pushtetit aktual se po përgaditet një qeveri anti NATO dhe anti BE. Sipas tij e vetmja për çka kjo shumicë e re është kundër është kundër kriminalitetit dhe korrupcionit.
“E shoh se pushteti në ikje është në panikë. Dëshirojnë të na përshkruajnë si kundër kësja apo asajë. Të njejtit që 5 vite 52 muaj qeverisin me konflikte, po na largojnë nga BE-ja me qëllimin e vetëm ta mbrojnë kriminalitetin, karierat e tyre politike, dhe privilegjet që pamëshirshëm i jetojnë në shpinën e popullit. Porosia ime te populli i Maqedonisë është mos u besoni sepse nuk brengosen për BE-në drejt së cilës nuk na lëvizën as një milimetër e as për shtetin që e shkatrruan por për tenderët kriminal që nuk do të jenë më.”, tha Mickovski.
I pyetur rreth mundësisë për formimin e qeverisë me BDI-në Mickovski tha se në këto zgjedhje krahas qëllimit për ta mposhtur LSDM-në kishte për qëllimi që ta linte pa pushtet edhe BDI-në.
FLORIJE BELULI KAMBERI
