Futboll

Fitorja e parë e Mancinit

16.12.2014 10:28

U deshën të kalojnë tre xhiro pa fitore, për të arritur trimfin e parë si i rikthyer në Inter...

Roberto Mancini ka dalë kryelartë për herë të parë në Serie A këtë stinor, pas tre xhirove pa fitore.

Inter mbrëmë ka mposhtur Chievon në Marc’Antonio Bentegodi për të arritur fitoren e parë pas pesë xhirove në Serie A.

Mateo Kovacic në pjesë të parë, u gjet më së miri në zonë, për të goditur nga afërisa dhe për të dhënë avantazhin, derisa thuajse në të njejtën mënyrë, në pjesën e dytë shënoi qendërmbrojtësi, Andrea Ranokia.

Fitorja e Interit, ishte e para që nga 29 tetori në Serie A, derisa në xhiron e fundit para Vitit të Ri, Neroazzurrët presin Lazion në Meazza. Trepikëshi i fituar mbrëmë, ka kaluar Interin nga pozita e 12-të në të 11- tën në tabelën e elitës italiane.