Botë
Siera Leone, 92 të vdekur nga shpërthimi i një cisterne
06.11.2021 15:59
Të paktën 84 persona e humbën jetën pasi një cisternë karburanti shpërtheu në periferi të kryeqytetit të Siera Leones, Freetown...

Të paktën 92 persona e humbën jetën pasi një cisternë karburanti shpërtheu në periferi të kryeqytetit të Siera Leones, Freetown.
Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Fatkeqësive të Sierra Leone ka thënë se edhe disa njerëz u plagosën në këtë fatkeqësi, disa prej të cilëve janë në gjendje kritike. Autoritetet kanë transferuar të plagosurit në spitale gjersa janë tërhequr trupat e pajetë. Përpjekjet për shpëtim kanë përfunduar. Pamjet e shpërndara në internet tregonin disa viktima të djegura rëndë të shtrirë në rrugë ndërsa zjarri u përhap nëpër dyqane dhe shtëpi aty pranë.
