Botë
SHBA, disa viktima në jë festival në Hjuston
06.11.2021 16:21
Tetë persona kanë humbur jetën dhe rreth 300 të tjerë janë lënduar gjatë një koncerti në Hjuston të Teksasit....

Tetë persona kanë humbur jetën dhe rreth 300 të tjerë janë lënduar gjatë një koncerti në Hjuston të Teksasit.
Koncerti ku mori pjesë edhe këngëtari i famshëm Travis Scott mblodhi rreth 50 mijë njerëz, ndërsa viktimat u shënuan në momentin kur truma po përpiqej të shkonte drejt skenës. Shefi i zjarrfikëses në Hjuston, Samuel Pena, tha se ngjarja nodhi rreth orës 02:15 të mëngjesit.
“Organizatorët e ndërprenë koncertin kur u vu re se shumë njerëz ishin lënduar”, tha ai.
Më herët gjatë ditës, qindra njerëz ishin futur në perimetrin e zonës ku do të zhvillohej koncerti, duke rrëzuar detektorët metalikë.
