Botë
Rama: Të pa vaksinuarit të vaksinohen sa më parë
06.11.2021 18:33
Të pavaksinuarit në Shqipëri rrezikojnë të mos lejohen në mjedise publike...

Të pavaksinuarit në Shqipëri rrezikojnë të mos lejohen në mjedise publike. Paralajmërimi vjen nga kryeministri, Edi Rama i cili bën apel për vaksinim. Rama apelon për vaksinimin e të gjithë të pavaksinuarve, përndryshe do të ketë kufizime deri në moslejimin në ambiente publike.
“Të pavaksinuarit të vaksinohen një orë e më parë për të mbrojtur veten e për të mos u ndodhur jashtë mundësive të aksesit në mjedise publike, nëqoftëse situata e dimrit do ta imponojë”, shkruan kryeministri në “Facebook”.
Kryeministri Rama rikujton përmes pamjeve periudhën e karantinës dhe thotë se e vetmja zgjidhje për të shmangur këtë është vaksinimi.
