Botë

Gjermani, tre të plagosur nga një sulm me thikë

06.11.2021 19:13

Tre persona janë plagosur seriozisht si pasojë e një sulmi me thikë në një tren të shpejtë në jug të Gjermanisë....

Tre persona janë plagosur seriozisht si pasojë e një sulmi me thikë në një tren të shpejtë në jug të Gjermanisë.
 
Policia ka arrestuar të dyshuarin, një sirian 27-vjeçar, pak pas sulmit. Sipas gazetës gjermane, Bild, i arrestuari ka hyrë në Gjermani më 2014 dhe është përballur me “probleme psikologjike”. Policia lokale ka thënë se ka pranuar thirrjen rreth orës 09:00 të mëngjesit të shtunën. Treni ka qenë duke udhëtuar në mes të qyteteve të Bavarisë, Regensburg dhe Nuremberg, në kohën e sulmit.
 
Rreth 200 persona janë larguar nga treni dhe janë dërguar nëpër restorante lokale, ka thënë transmetuesi gjerman, Bayerischer Rundfunk. Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, ka thënë se prapavija e sulmit është “ende e paqartë” dhe tani “po qartësohet”.  Një zëdhënës për rrjetin e hekurudhave gjermane ka konfirmuar se stacioni në Seubersdorf është mbyllur dhe udhëtimi me tren nga Regensburg dhe Nuremberg është pezulluar.