Futboll

Henry i jep fund karrierës

16.12.2014 10:33

Sulmuesi i madh francez, Thierry Henry ka vendosur t’i jap fund karrierës së tij të bujshme...

Ish ylli i Arsenalit, se fundmi ishte pjesë e klubit amerikan, Red Bulls New York përmes profilit të tij ka konfirmuar pensionimin. Henry tani e tutje do të jetë ekspert i ‘Sky Sport’.
 
“Pas 20 viteve lojë unë kam vendosur të dal në pension nga futbolli profesionist. Ky ka qenë një udhëtim i jashtëzakonshëm dhe unë do të doja të falënderoj të gjithë tifozët, dhe ekipit ku kam luajtur si: AS Monako, Juventus, Arsenal, Barcelona, Red Bulls Neë York dhe natyrisht Ekipi Kombëtar francez”, ka shkruar Henry.
 
“Tani është koha për një rrugë të ndryshme të karrierës dhe unë jam i kënaqur të them se unë do të kthehem në Londër për tu bashkuar me ‘Sky Sports’. Shpresojmë se unë do të ndajna disa nga njohuritë dhe përvojat që kam mësuar gjatë viteve si lojtar”, ka theksuar francezi, i cili ka shtuar se ka pasur përvoja dhe kujtime të mrekullueshme si lojtar.