Botë
Covid-19 në Shqipëri, 2 humbje jete dhe 563 raste të reja në 24 orët e fundit
06.11.2021 19:32
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se 2 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi dhe janë shënuar 563 raste të reja...

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se 2 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi dhe janë shënuar 563 raste të reja. Krahasuar me një ditë më parë, vihet re se ka rënie të infektimeve dhe jetëve të humbura nga Covid-19.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: dy qytetarë nga Tirana të moshave 65-89 vjeç.
Ndërsa nga 3150 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 563 qytetarë në këto bashki:
221 në Tiranë, 34 në Fier, 28 në Durrës, 26 në Berat, nga 23 qytetarë në Kamëz, Sarandë, nga 18 qytetarë në Vlorë, Gjirokastër, 16 në Shkodër, 13 në Elbasan, 12 në Lushnje, nga 11 qytetarë në Krujë, Korçë, 9 në Lezhë, nga 6 qytetarë në Kurbin, Vorë, Divjakë, nga 5 qytetarë në Gramsh, Kolonjë, Tepelenë, Këlcyrë, Mallakastër, Kavajë, nga 4 qytetarë në Pogradec, Patos, nga 3 qytetarë në Tropojë, Mirditë, Shijak, Himarë, Konispol, Devoll, Skrapar, Librazhd, nga 2 qytetarë në Maliq, Memaliaj, Libohovë, Delvinë, Roskovec, Dibër, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Pukë, Kukës, Selenicë, Dropull, Poliçan, Cerrik, Peqin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 175 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 494 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 177,713 që nga fillimi i epidemisë.
Deri tani, rezulton se janë 7,894 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
