Ivanovska: E pa nevojshme fashata anti korrupcion e qeverisë

07.11.2021 13:51

Shembull dhe fushatë më të mirë kundër korrupcionit....

Shembull dhe fushatë më të mirë kundër korrupcionit Qeveria mund ta jep me shembull personal. Kështu deklaroi për “REL”, kryetarja e Komisionit Antikorrupsion, Biljana Ivanovska, e pyetur rreth fushatësë së Qeverisë “Tani gjithçka është e qartë-Korrupsioni nuk dha rezultat”.

Këto fushata duhet ti realizojë Komisioni kundër korrupcionit e jo qeveria thot ajo.

“Qeveria duhet të jetë shumë racionale në shpenzimin e parave të buxhetit.Ne realizojmë fushatë të këtiollë me përkrahje të fondeve IPA dhe Qeveria e ka ditur këtë, kanë qenë të informuar se ne kemi fushatë të këtillë. Megjithatë, përgjegjësia e shpenzimit të parave është e tyre. Mendoj se shembull më të mirë dhe fushatë më të mirë nga qeveria për luftë kundër korrupcionit është shembulli personal dhe politikat e tyre që i udhëheqin” – tha Kryetarja e Komisionit kundër Korrupcionit, Biljana Ivanovska.

Zvoglimi i kriminalitetit dhe korrupcionit mvaret nga të gjith akterët në shoqëri thot Ivanovska.

“Ne nuk jemi gjykatë, nuk jemi prokurori, prandaj lëndët tona nuk kanë zgjidhje të atillë siç do të dëshironin të shohin qytetarët. Nga lëndët e shumt ne nxjerrik konstatime se me çka përballet shoqëria jonë mdhe çfar lëshime sistemore ka në rregullativën ligjore” – u shpreh Kryetarja e Komisionit kundër Korrupcionit, Biljana Ivanovska.

Ivanovska njëherit thekson se proceset për sigurimin e kushteve për punë normale të komisionit shtetërorë kundër korrupcionit po realizohen shum ngadal, pasi komisioni përballej me sfida të shumta.

Por siç tha kryetarja e anti korrupcionit, pas tre e gjysëm tanimë është zgjidhur problemi i hapsirave, ndërsa janë siguruar edhe mjete për punësime të reja. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)