AKV “Bajram Shabani” 76 vjet art, kulturë traditë

07.11.2021 14:42

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Bajram Shabani” nga Kumanova....

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Bajram Shabani” nga Kumanova, me një koncert tashmë tradicional mbrëm në pallatin e Kulturës në Kumanovë shënoi përvjetorin e 76-të të themelimit.

Me moton 76 vjet Art, Kulturë e Traditë, përmes këngës dhe valles ky ansambël para publikut kumanovarë shpalosi të arriturat dhe sukseset e të gjithë atyre brezave që kontribuan në ngritjen e këtij ansambli.

“Sot kemi 76 vjetorin e themelimit të AKV “Bajram Shabani”, shoqëri e cila mban gjallë frymën e cultures, artit, muzikës, valles me vite të tëra, 76 vjet. Gjithmonë e kam falenderu publikun kumanovarë pasiqë ja din rendin për atë se e vlerëson e respekton atë që punon, i respektoj të gjithë këta artistë të cilët do të janë para jush, e besoj se do ju kënaqin me programin artistic të cilin me shumë mund e sakrificë e kanë përgatitur”, - tha para të pranishmëve Kryetari i AKV “Bajram Shabani” -  Kumanovë, Dritan Ramadani.

Pas programit të paraqitur artistik, nga ky ansambël, për të gjithë veteranët e kontribuesit e AKV “Bajram Shabani”, u ndanë mirënjohje e falenderime në shenjë respekti. (Fatlum Aqifi, TVM2)