BDI, mblidhet këshilli i përgjithshëm, Ahmeti: Prioritet, proceset e vendit
Bashkimi Demokratik për Integrim...

Bashkimi Demokratik për Integrim në mbledhje të Këshillit të Përgjithshmëm analizon situatën e krijuar pas zhvillimeve të fundit politike në vend dhe paralajmërimit për shumicë të re parlamentare nga opozita.
Kreu i integristëve Ali Ahmeti tha se për partinë që drejton ai prioritet do të mbeten proceset e rëndësishme të vendit.
“E tërë analiza është që ne prioritet të vendosim nëkëtë situatë interesat e shtetit, proceset e rëndësishme në vend siç është fillimi apo marrja e datës për negociata me BE-në, zgjidhja e problemit me palën bullgare, funksionimi i shtetit në kuadër të normalitetit dhe fare nuk e kemi shqetësim situatën pozitë apo opozitë” – tha Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Ahmeti mohoi se deputetë të BDI-së do të mbështesin shumicën që ka paralajmruar lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski.
Ahmeti gjithashtu vlerësoi se është demokratike që të krijohet shumicë e re në kuvend duke veçuar rëndësinë e konceptit dhe përcaktimit të asaj shumice parlametare.
“Sigurisht që është demokratike të kenë 61 deputetë, Askush nuk thotë se është antidemokratike . Tjetër është tani strategjia e tyre, cili është opcioni i tyre, cili është koncepti i tyre. Mund të flasim për koncepte, mund të flasim për përcaktimet e inicijativës që vshtë marrë nga partitë opozitare” – u shpreh Ahmeti.
Ahmeti gjithashtu tha se po bisedon me të gjitha palët të cilat kanë për orientim qasjen euroatlantike të vendit por jo me parti të cilat kanë prioritet filozofinë anti-NATO, anti-BE dhe anti shqiptare. (Naim Ramadani, TVM2)
