Mickovski: Të hënën dorëzojmë nismën e votëbesimit

07.11.2021 15:05

Kreu i VMMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski...

Kreu i VMMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski paralajmëroi se deri të hënën në ora 14:30 do të presë të arrijë në kuvend dorëheqja e Zoran Zaev në të kundërtën ai tha se shumica e re do të nisë iniciativë për mosbesim të Qeverisë.

Sipas tij, pas dorëzimit të nismës procedura do të jetë në dorën e kryetarit të Kuvendit, i cili duhet të respektojë procedurën dhe afatet.

“Mandat i jepet shumicës por të presim punën e parë të ndodhë, Zoran Zaev ta përmbushë premtimin e vetëm të dhënë edhe pse personalisht nuk pres kjo të ndodhë por të hënën në 14:30 e dorzojmë nismën në kuvend dhe më tej ia lëmë kryetarit të kuvendit që ti respektojë procedurat dhe afatet ligjore” – tha Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.

Mickovski mohoi zërat se ka tërhequr firmën e tij deputeti i ASh-së Skender Rexhepi. Dëshmia më e mirë rreth kësaj do të jetë dorzimi i nismës ditën e hënë tha Mickovski.

LSDM: Mickovski dëshirë vetëm për pushtet

Ndërkohë nga LSDM thonë se këtyre ditëve do të shihet nëse do të zgjidhet një qeveri e re antidemokratike, anti-prespë, anti-NATO dhe anti-BE, dhe nëse Mickoski ka kapacitet dhe përgjegjësi.

Sipas LSDM-së informacionet që dolën në opinion, se disa prej deputetëve që firmosën janë keqpërdorur, janë dëshmi se për çfarë “parimesh” bëhet fjalë.

”Me partnerë që janë kundër NATO-s, që janë kundër Marrëveshjes së Prespës, që janë kundër konceptit të një shoqërie për të gjithë, kundër anëtarësimit në BE, agjenda e Mickoskit është e qartë. Nuk ka ide politike, nuk ka vlera, nuk ka parime politike, nuk ka platformë, Mickoski ka vetëm një dëshirë për pushtet” thuhet në kumtesën e LSDM-së. (Naim Ramadani, TVM2)