Zgjedhjet Lokale 202, Selmani: Fitues janë qytetarët,treguan pjekuri demokratike
Zgjedhjet lokale përfunduan....

Zgjedhjet lokale përfunduan, pjesa më e madhe e partive shpallën dhe festuan fitore në këto zgjedhje. Dilema më e madhe për qytetarët dhe njohësit e rrethanave politike mbeten kalkulimet se kush i fitoi dhe kush i humbi këto zgjedhje.
Analistët Imer Selmani dhe Petar Arsovski per TVM2 thonë se koalicionimet e cuditshme parazgjedhore, por dhe tentimi për të përforcuar pozicionet politike, i detyron partitë që edhe humbjen ta paraqesin si fitore, edhe pse rezultatet treguan saktë numrin e përgjithshëm të votave të fituara si për këshillat komunale dhe për komunat e fituara.
“Unë personalisht vlerësoj se fituesi më i madh është Lëvizja Besa e cila arriti të fitojë komunën e Tetovës. Më e mira që është se fituan qytetarët se treguan dhe demonstruan një kapacitet demokratik të pjekur. Kurse sa i takon fituesit në kampusin politik maqedon kemi situatë tjetër, kemi dorëheqje dhe ndjenja e tyre është se kanë humbur shumë fell edhe pse sipas numrave ajo humbje nuk është aq shumë e madhe” – tha analisti politik, Imer Selmani.
Zgjedhjet Lokale 2021, Arsovski: Rezultatet e fundit tregojnë fituesin
“Kuptohet se tek blloku maqedonas fitues është VMRO-DPMNE pasi që bëri një diferenc të madhe të rezultateve dhe partia “ E- Majta” e cila disa herë më shumë e rriti rejtingun e saj, tek blloku shqiptar, fitues është Lëvizja “Besa” që prej një partie të vogël shënderohet në një parti më serioze dhe BDI e cila arriti të mbajë votuesit e saj. Partitë politike gjithmonë tentojnë ti përmirësojnë pozicionet e tyre duke i prezantuar rezultatet e tyre në mënyrë të ndryshme, shpesh here ndryshe dhe nga realiteti, por nuk besoj se diçka e tillë do të mund të ndryshojë rezultatet përfunditmare” – u shpreh analisti politik, Petar Arsovski.
Dorëheqja e Zaevit, Selmani: Vendim i padobishëm për vendin
Ajo që tani vështirëson situatën politike është dorëheqja e kryeministrit Zoran Zaev, thote Arsovski dhe Selmani. Thonë se është vendim i përshpejtuar dhe i padobishëm për vendin.
“Vlerësojë se dorëheqja e Zoran Zaevit nuk është e dobishme për vendin, sepse me vetë faktin që nuk kemi kryeministër aktiv do të thotë se pasivizohen shumë procese” – deklaroi Selmani.
Dorëheqja e Zaevit, Arsovski: Tentim për të dëshmuar politika të reja
“Zoran Zaev dëshiron të thyejë akullin në Ballkan përmes hapave të reja të dëshmojë politika të reja. E dyta mendoj se ai nuk dëshiron më të jetë viktimë e BE-së nga mos përmbushja e premtimeve. Megjithatë vendit i nevojitet të mbajë kursin e ardhmërisë euro-atlantike dhe të mos rrezikojë Marrëveshjen e Prespës ,zgjidhjen eventuale të kontestit me Bullgarinë dhe celjen e negociatave me BE-në” – theksoi Arsovski.
Risi në keto zgjedhje ishte aplikimi biometrik i votimit. Përvec garës tradicionale mes partive politike, në këto zgjedhje krahasuar me ciklet e tjera të zgjedhjeve komunale, kanë dominuar kandidaturat e pavarura për kryetarë komunash si dhe listat e pavarura per keshillat komunale. (Rexhep Qamili, TVM2)
