Kongresmenë amerikan letër Bidenit, kërkojnë aksion diplomatik ndaj Serbisë

07.11.2021 18:20

Gjashtë kongresmenë amerikanë....

Gjashtë kongresmenë amerikanë me anë të një letre i  kanë kërkuar presidentit amerikan Biden,  intensifikim e një aksioni diplomatik ndaj Serbisë për të përmirësuar marrëdhëniet me vendet e Ballkanit Perëndimor përfshi Kosovën.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar për gjendjen humanitare dhe politike në Serbi përfshirë impaktin e mundshëm që mund të ketë në Ballkanin Perëndimor përfshirë Europën në tërësi. Ne inkurajojmë administratat tuaj të përfshihet me presidentin Aleksandar Vuçiç në të luftuarin e korrupsionit dhe të ndalë sulmet ndaj medias së lirë. Që të dyja këto janë kritike për prosperitetin e demokracinë në Serbi drejt aspirimit në Unionin Europian” thuhet në letrëne  gjashtë kongresmenëve, të cilët kërkojnë nga presidenti Baiden veprime konkrete, përfshi bllokimin e pronave dhe ndalimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara të njerëzve që kontribuojnë në destabilizimin e situatës në Ballkanin Perëndimor. Gjëja e duhur do të ishte shtimi kërkesës për më shumë transparencë dhe llogaridhënie nga qeveria e Serbisë në respektimin e demokracisë, të drejtave të njeriu bashkë me shtetin ligjor”, vlerësojnë kongresmenët.

Ata njëherit theksojnë se liria e medias në Serbi ka arritur një nivel të ulët ku gazetarët janë subjekt sulmesh të përditshme nga media të cilat janë pro qeverisë. Gjashtë kongresmenët amerikan, inkurajojmë administratët Biden  të punoni me presidentin Vuçiç e të tjerët për të lejuar median në mbulimin e lajmeve drejtë e në mënyrë të barabartë dhe të paanëshme.

Në këtë letër kongresmenët rendisin edhe shqetësimin për korrupsionin në Serbi.