Francë, sulm në komisiariatin e policisë, thërriste sllogane fetare, plagoset sulmuesi

08.11.2021 11:11

Një hetim për sulm terrorist u hap sot pasi një vrasës me thikë që thërriste sllogane fetare..

Një hetim për sulm terrorist u hap sot pasi një vrasës me thikë që thërriste sllogane fetare, u plagos pasi sulmoi tre oficerë policie në resortin bregdetar francez të Kanës.
 
Sulmi ndodhi pak pas orës 6 të mëngjesit të kësaj të hëne, kur një burrë i paidentifikuar kërcënoi stafin jashtë Komisariatit kryesor të Policisë në qytet ‘në emër të Profetit’.
 
“Ai hapi derën e një makine dhe filloi të godiste me thikë. Vetëm falë oficerëve të veshur me jelek antiplumb, asnjëri prej tyre nuk u lëndua”, tha një burim hetimor. 
 
Oficeri që ishte shoferi i patrullës u përpoq të tërhiqej, ndërsa një tjetër në sediljen e pasme të makinës hapi zjarr dhe burri u plagos rëndë.