Kuvajt, Qeveria amniston disidentët politik
Qeveria e Kuvajtit ka miratuar projekt-dekretet....

Qeveria e Kuvajtit ka miratuar projekt-dekretet për të amnistuar disidentët politikë.
Ligjvënësit e opozitës e kishin vënë si kusht amnistinë për t’i dhënë fund bllokimit disa muajsh të punës së legjislativit.
Një javë më parë këto institucione kishin paraqitur një "raport paraprak" që përcaktonte kushtet e amnistisë së planifikuar.
Zyra e Emirit, përmes një deklarate tha se amnistia do të përfshinte "disa kuvajtian të dënuar në rastet e kaluara", megjithëse nuk dha detaje.
Disidentët në mërgim përfshijnë ish-ligjvënës që morën pjesë në një sulm në Parlament në vitin 2011 mbi korrupsionin dhe keqmenaxhimin e supozuar të Qeverisë. Dekreti mund të amnistojë edhe disa kuvajtianë që u burgosën pasi kritikuan hapur Emirin.
