Botë

Covid 19, Ballkani me shifrat më të larta në Europë

08.11.2021 11:37

Europa po përjeton tashmë fillimet e valës...

Europa po përjeton tashmë fillimet e valës së katërt Covid. 

Dy janë zonat që po kontrollohen më me vëmendje, janë zona verilindore e Baltikut dhe Ballkani. Të dy rajonet po regjistrojnë  statistikat më të larta në botë për sa i përket infektimeve.

Në Ballkan situata duket edhe më shqetësuese, sepse krahas numrit të infeksioneve ka edhe një bilanc të lartë vdekjesh. 

Në Greqi ka hyrë në fuqi masa shtrënguese, por nuk mungojnë polemikat sidomos pasi  institucionet religjioze, veçanërisht ajo ortodokse, janë të përjashtuar nga masat. Rumania javën e kaluar kishte bilancin më të lartë të vdekshmërisë nga COVID në botë, relativisht me popullsinë.

Spitalet janë në kolaps, dhe pacientët po kurohen në kushte të papërshtatshme, edhe jashtë strukturave spitalore.

Bullgaria ka pasur më shumë se 1 mijë viktima javën e kaluar.  Autoritetet e vendit më pak të vaksinuar në BE,  po mundohen të shmangin karantinën, veçanërisht para zgjedhjeve të  14 nëntorit.

Serbia ka pasur muajin më të vështirë deri më tani, Kroacia ka limituar sërish mbledhjet publike në më pak se 50 veta, sinjalet nuk janë të mira edhe në Malin e Zi dhe në Bosnjë.