SHBA-ja heq ndalimin e udhëtimit për të vaksinuarit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës....

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë hequr ndalimin e udhëtimit për personat e vaksinuar, duke u dhënë fund kufizimeve të COVID-19 që datojnë që nga administrata e ish-presidentit Donald Trump, e që ishin në fuqi prej rreth 20 muajsh Duke filluar nga dita e sotme, SHBA-ja ka filluar të pranojë pasagjerë në aeroporte dhe kufijtë tokësorë që kanë përfunduar vaksinimin e tyre.
Sipas vendimit të ri, pasagjerët që duan të hyjnë në SHBA duhet të dëshmojnë se janë vaksinuar dhe të kenë rezultat negativ të testit COVID-19. Rregullorja e re do të shkaktojë lëvizshmëri të madhe në kufijtë e Kanadasë dhe Meksikës, ku kishte shumë hyrje-dalje në rrugë tokësore përpara pandemisë, kj sepse vizitorëve që vijnë nga Meksika dhe Kanadaja nuk do t’u kërkohet test.
Me heqjen e ndalimit pritet të shtohen fluturimet nga Evropa dhe rajone të tjera.
Pasagjerëve që duan të hyjnë në SHBA me transport ajror do t’u kërkohet të dëshmojnë se janë vaksinuar plotësisht dhe pasagjerët që nuk mund të vërtetojnë vaksinimin mund të përballen me gjoba deri në 35.000 dollarë.
