Maqedoni
Zjarr në fabrikën "Koper" në Krivollak të Negotinës, nuk ka të lënduar
16.12.2014 11:15
Zjarr në fabrikën "Koper" në fshatin Krivollak në Negotinë, është denoncuar mbrëmë në orën 21...

Zjarr në fabrikën "Koper" në fshatin Krivollak në Negotinë, është denoncuar mbrëmë në orën 21, kumtoi sot zëdhënësja e SPB-së Veles, Anita Stojkovska.
Zjarri është lokalizuar nga ana e njësisë zjarrëfikëse territoriale nga Negotina dhe të punësuarve në fabrikë në orën 22:30.
"Zjarri ka shpërthyer në hapësirën e depos për prodhim të gatshëm me ç'rast janë djegur sende të ndryshme brenda në sallë", deklaroi Stojkovska.
Dëmi material do të konfirmohet në mënyrë shtesë.
"Gjatë ditës së sotme do të ndërmerren masa për konfirmimin e shkaqeve dhe ndriçim të tërësishëm të rastit", tha Stojkovska./mia
